Lidhje

Mbi 100 vende njohin koalicionin në Siri


Delegatët në konferencën e "Miqve të Sirisë" në Marok i dhanë mbështetje Koalicionit Kombëtar Sirian

Më shumë se 100 vende njohën zyrtarisht koalicionin e ri të opozitës siriane si përfaqësues legjitim të popullit sirian.

Delegatët në konferencën e Miqve të Sirisë në Marok i dhanë mbështetje sot Koalicionit Kombëtar Sirian.

Takimi synon të dalë me një strategji për një transferim politik në se rrëzohet qeveria e presidentit Assad. Ata pritet gjithashtu të diskutojnë sesi konflikti po ndikon në sigurinë rajonale, si dhe për përpjekjet për të dhënë ndihmë humanitare tek refugjatët sirianë.

Arabia Saudite njoftoi se do të jape një paketë ndihme prej 100 milionë dollarësh për rebelët.

Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit William Burns tha sot në Marrok se sa më shpejt që presidenti Assad të largohet nga pushteti aq më mirë për të gjithë sirianët.

Shtetet e Bashkuara njohën dje opozitën siriane në një lëvizje që u kritikua nga Rusia..

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se njohja nga Shtetet e Bashkuaraa shkon kundër përpjekjeve për të krijuar një tranzicion politik në Siri.
XS
SM
MD
LG