Lidhje

Lidhja arabe diskuton për gjendjen në Siri


Arab League Secretary-General Nabil al-Arabi (R) meets with UN-Arab League peace envoy Lakhdar Brahimi (L) and his deputy Nasser al-Qudwa (unseen) in Cairo to discuss the situation in Syria, November 12, 2012.

Arab League Secretary-General Nabil al-Arabi (R) meets with UN-Arab League peace envoy Lakhdar Brahimi (L) and his deputy Nasser al-Qudwa (unseen) in Cairo to discuss the situation in Syria, November 12, 2012.

Zyrtarët e Lidhjes Arabe diskutojnë sot gjendjen në Siri, pas krijimit të një koalicioni me pjesëmarrjen e fraksioneve që luftojnë për të përmbysur Presidentin sirian Bashar al-Assad.

Kreu i Lidhjes Arabe Nabil El-Araby mbajti bisedime me të dërguarin ndërkombëtar Lakhdar Brahimi para takimi të sotëm të ministrave të jashtëm në Kajro.

Dje, grupet opozitare siriane zgjodhën klerikun e moderuar Maath al-Khatib për të drejtuar organizmin e ri. Ata zgjodhën gjithashtu biznesmenin Riad Seif dhe aktivisten e njohur Suhair al-Attasi si nënkryetarë.

Figurat e lëvizjes kundër Assadit kishin hasur vështirësi të bashkoheshin në një grup dhe e realizuan këtë qëllim nën trysninë e diplomatëve amerikanë dhe zyrtarëve të Katarit.

Departamenti i Shtetit tha mbrëmë me anë të një deklarate se e mbështet opozitën e bashkuar në përpjekjet “për t’i dhënë fund regjimit gjakderdhës së Assadit” dhe për një të ardhme paqësore dhe demokratike në Siri.

XS
SM
MD
LG