Lidhje

Shpëtohen paqeruajtësit e OKB-së


Tridhjetë e dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë shpëtuar pas luftimeve të ashpëra në Lartësitë Golan, të pushtuara nga Izraeli.

OKB-ja tha të shtunën se 40 nga ushtarët e saj mbeten të rrezikuar nga luftimet pranë kufirit Izrael-Siri.

Shefi i Mbrojtjes i Filipineve Voltaire Gazmin, tha se militantët të shtunën sulmuan dy kampe të drejtuar nga paqeruajtësit. Nuk pati njoftime të menjëhershme për viktima.

Në fillim të javës kryengritësit sulmuan një tjetër kamp në Lartësitë Golan dhe kapën 44 paqeruajtës nga Fiji, në të njëjtin rajon.

XS
SM
MD
LG