Lidhje

Takimi mbahet ndërsa numri i të vdekurve është në rritje dhe ku diplomatët sirianë zbohen nga vendet perëndimore

Në situatën ku numri i të vdekurve është në rritje dhe ku diplomatët sirianë zbohen nga vendet perëndimore, i dërguari ndërkombëtar i paqes Kofi Anna i tha presidentit sirian Bashar al Assad se plani i paqes prej 6 pikash i Kombeve të Bashkuara “nuk mund të ketë sukses pa hapa të guximshëm për ndaljen e dhunës”.

Sipas një zëdhënësi të Kombeve të Bashkuara, zoti Annan përcolli në Damask zotit Assad shqetësimin e komunitetit ndërkombëtarë për gjakderdhjen, përfshirë masakrën e javës së kaluar në Houla ku u vranë më shumë se 100 burra, gra e fëmijë.

Zyra e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë tha sot se vëzhguesit e OKB-së zbuluan se më pak se 20 persona nga të vrarët në Hilua ishin goditur nga artileria dhe zjarri i tankeve. Sipas kësaj zyre dëshimtarëve u kanë thënë vëzhguesve se shumica e viktimave u vranë në shtëpitë e tyre në dy valët e ekzekutimeve të ndërrmara nga milicët proqeveritarë.

Si përgjigje ndaj kësaj masakre, të paktën 9 vende kanë urdhëruar diplomatë sirianë që të largohen.

Sot, aktivistë të të drejtave të njeriut në Siri thonë se të paktën 19 njerëz u vranë anembanë Sirisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG