Lidhje

Ministri i jashtëm sirian, akuza ndaj SHBA


Ministri i jashtëm sirian akuzoi Shtetet e Bashkuara për standarte të dyfishta duke vendosur të ndihmojë rebelët që përpiqen të rrëzojnë nga pushteti presidentin Bashar al-Assad dhe qeverinë e tij.

Walid al-Moallem tha sot gjatë një vizite në Bejrut se nuk mund ta kuptojë sesi Uashingtoni ndihmon grupe që vrasin popullin sirian dhe dënon gjithashtu sirianët përmes sanksioneve ekonomike.

Uashingtoni njoftoi këtë javë se do të jap furnizime mjekësore dhe ushqimore direkt për rebelët sirianë për here të parë, përfshi 60 milion dollarë ndihma jo-ushtarake. Disa vende evropiane pritet të pasojnë me ndihma.

Komandanti i rebelëve sirian Salim Idris tha dje se luftëtarët e tij kanë nevojë për armë nga Shtetet e bashkuara dhe jo për ushqim dhe fasho.

Rusia, një aleate e vjetër e Sirisë tha se ndihma nuk do të ndihmojë në dhënien fund të luftës civile dyvjeçare dhe do të inkurajojë ekstremistët të kërkojnë pushtet.
XS
SM
MD
LG