Lidhje

Siri: Rebelët marrin pjesërisht kontrollin e kufirit me Turqinë


Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Arrott në Damask ishte dëshmitare e përleshjeve në rrethinat e kryeqytetit sirian

Rebelët sirianë kanë marrë kontrollin e një të tretës së kufirit me Turqinë pas betejave të ashpra me trupat qeveritare ndërsa luftimet vazhduan në qytete kyçe, Aleppo dhe Damascus.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Arrott që ndodhet në Damask ishte dëshmitare e përleshjeve në rrethinat e kryeqytetit sirian.

Në kalimin kufitar Tal Abyad pranë Turqisë, rebelët grisën flamurin sirian ndërsa autoritetet turke mblyllën zonën dhe ndaluan një turmë njerëzish që u përpoqën të kalonin kufirin për në Siri.

Kjo është hera e parë që forcat që luftojnë për të rrëzuar presidentin sirian Bashar al-Assad sulmojnë një zone kufitare në provincën al-Raka që ka mbështetur qeverinë.

Grupi Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se rebelët u tërhoqën nga tre zona të Damaskut pas disa javë bombardimesh dhe përleshjesh. Në qytetin verior të Aleppos, ushtria tha se rebelët sulmuan disa pozicione ushtarake në lindje gjatë natës dhe se helikopterët eventualisht i zbrapsën.

Grupi tha se 32 persona janë vrarë sot në mbarë vendin, përfshi 27 civilë.
XS
SM
MD
LG