Lidhje

Zyrtarët amerikanë dhe rusë flasin për Sirinë


Zyrtarët amerikanë dhe rusë po mbajnë bisedime përmes lidhjes me videokonferencë mbi procedurat e sigurisë për misionet e tyre ajrore mbi Sirinë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter tha se diskutimet po shënojnë përparim dhe se ai pret shumë shpejt një marrëveshje për të parandaluar katastrofa në ajër me aviona amerikanë dhe rusë.

Në një konferencë për shtyp, zoti Carter tha se megjithëse dy vendet vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për Sirinë, ato duhet të paktën të bien dakord që forcat e tyre ajrore të jenë sa më të sigurta.

Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një deklarate tha se kishte përgatitur sugjerime dhe po i dërgonte një projekt-dokument amerikanëve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG