Lidhje

400 të vrarë nga sulmet ajrore ruse në Siri


Goditjet ajrore ruse në Siri kanë shkaktuar vdekjen e afro 400 vetëve, pithuajse një e treta prej tyre civilë, që kur filloi fushata para tre javësh, thanë sot grupe aktivistësh.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër, që e merr informacionin nga rrjete veprimtarësh në Siri, tha se qindra goditje ajrore ruse gjatë tre javëve të fundit kanë shkaktuar vdekjen e 370 vetëve, përfshirë 243 luftëtarë kryengritës dhe nga Shteti Islamik, si edhe një degë siriane e lidhur me Al Kaidën, Fronti Nusra dhe 127 civilë.

Grupi tha se mes civilëve të vrarë, ishin 36 fëmijë dhe 34 gra.

XS
SM
MD
LG