Lidhje

Pezullohet misioni vëzhgues i OKB-së në Siri


Shkallëzimi i dhunës po i detyron vëzhguesit e OKB-së të pezullojnë misionin e tyre në Siri deri sa të merret një vendim tjetër.
Drejtuesi i vëzhguesve të OKB-së në Siri bëri sot njoftimin për pezullimin e operacioneve vëzhguese. Gjeneral Majori Robert Mood përmendi rritjen e dhunës gjatë 10 ditëve të fundit dhe tha se operacionet do të rifillojnë në një kohë më të përshtatshme. OKB-ja ka dërguar afërsisht 300 vëzhgues të paarmatosur në Siri, për të monitoruar zbatimin e marrëveshjes për armëpushim mes qeverisë siriane dhe forcave të opozitës. Armëpushimi pothuaj nuk u zbatua kurrë dhe disa ditë më parë një ekip vëzhguesish u sulmuan gjatë vizitës së tyre në qytetin al-Haffeh të rajonit Latakiya. Vëzhguesit e OKB-së gjithashtu kanë qenë në shënjestër të sulmeve me bombë në anë të rrugës.
Një video e re amatore e publikuar sot tregon për akte dhune përfshirë luftime të ashpra në periferi të kryeqyetetit të vendit Damaks dhe në provincën qëndrore Homs.
XS
SM
MD
LG