Lidhje

Gul: Avioni mund të ketë shkelur hapësirën ajrore siriane


Presidenti turk tha se avioni që u rrëzua nga forcat ajrore siriane mund të ketë shkelur kufirin

Presidenti turk Abdullah Gul tha se avionit luftarak i vendit të tij që u rrëzua nga forcat ajrore siriane mund të ketë shkeluar hapësirën ajrore të Sirisë.

Zoti Gul tha sot se është rutinë për avionët luftarakë që fluturojnë me shpejtësi të lartë të kalojnë kufirin për një distancë të vogël. Ai tha se hetimi do të përcaktojë në se avionic i tipit F-4 u qëllua në hapësirën ajrore turke. Avioni luftarak u qëllua mbi detin e Mesdheut të premten.

Siria ka pranuar rrëzimin e avionit duke thënë se po fluturonte në lartësi të ulët në hapësirën ajrore siriane.

Siria ka akuzuar shpesh Turqinë për kalimin e informacioneve të zbulimit tek rebelët dhe furnizimin e tyre me armë. Turqia i ka mohuar akuzat. Forcat turke dhe ato siriane po punojnë së bashku në kërkim të dy pilotëve të humbur turq. Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë janë të tensionuara, me Turqinë që dënon shtypjen e dhunshme të protestave kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad.
XS
SM
MD
LG