Lidhje

Sulm me raketa, rafshohen disa ndërtesa në Aleppo


Aktivistët e opozitës thanë se të paktën 19 njerëz, mes tyre gra e fëmijë, gjetën vdekjen nga sulmi në lagjen Jabal Badro të qytetit

Aktivistët e opozitës thanë se një sulm me raketa dje në mbërmje rafshoi disa ndërtesa në qytetin e Aleppos. Ata thanë se të paktën 19 njerëz gjetën vdekjen nga sulmi në lagjen Jabal Badro të qytetit. Ndër viktimat kishte gra dhe fëmijë.

Një activist i opozitës në Aleppo i tha agjencisë Reuters se 25 persona të tjerë janë ende nën rrënoja.

Videot e publikuara online tregojnë banorë të lagjes që përpiqen të pastrojnë rënojat nga shpërthimi, ndërsa po tërheqin të paktën një të vrarë nga rënojat.

Ndërkohë, zyrtarët sirianë thane se dy seri me mortaja shpërthyen pranë pallatit presidencial Tishreen në Damask.

Ata thanë se mortajat goditën murin në pjesën jugore të pallatit, duke shkaktuar disa dëme por jo viktima. Nuk është e sigurtë nëse presidenti Bashar al-Assad ishte në pallat në kohën e sulmit.

XS
SM
MD
LG