Lidhje

Siri: Të paktën 16 të vrarë mes tyre edhe fëmijë në provincën Hama


Një grup sirian i të drejtave të njeriut thotë se forcat e sigurisë kanë sulmuar një qytet të rebelëve në provincën qendrore të vendit Hama, duke vrarë 16 njerëz mes tyre edhe fëmijë.

Observarori sirian për të drejtat e njeriut me bazë në Londër thotë se artileria dhe zjarri i armëve qeveritarë kanë goditur qytetin e Souranit të dielën. Nuk ka njoftime të pavarura për viktima.

Ndërkaq, një bombë në anë të rrugës shpërtheu pranë një skuadre me zyrtarë të OKB-së dhe gazetarë të cilët po zhvillonin një tur në rrethinat e Doumës në Damask. Askush nuk u lëndua nga shpërthimi, i cili ndodhi rreth 150 metra larg grupit i cili pat kryer vizita me shefin e paqeruajtësve të OKB-së Herve Ladsous dhe kreun e vëzhguesve të OKB-së në Siri, gjeneral majorin Robert Mood.

Një zyrtar sirian i forcës së sigurisë tha se njerzë të armatosur ishin parë në Duma prëpara shpërthimit, duke sulmuar e plagosur rreth 30 forca të sigurisë.

XS
SM
MD
LG