Lidhje

KS do të lejojë skadimin e mandatit vëzhgues në Siri


Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara njoftoi se do të lejojë mandatin e misionit vëzhgues të OKB-së në Siri të skadojë të djelën por shpreson të krijojë një zyrë politike në vendin e shkatërruar nga lufta.

Presidenti i tanishëm i këshillit, ambasadori francez Gerard Araud tha sot se anëtarët ranë dakort se kushtet për një zgjatje të mundshme të misionit të tanishëm nuk janë plotësuar. Zyrtarët e OKB-së llogarisin se gati 2 presje 5 milionë sirianë kanë nevojë për ndihmë si pasojë e dhunës.

Njoftimi i Këshilli të Sigurimit vjen një ditë pasi një avion sirian vrau më shumë se 40 civilë dhe plagosi gati 100 të tjerë në qytetin Azaz të kontrolluar nga rebelët.

Organizata Human Rights Watch vizitoi sot vendin, duke thënë se sulmi rrënoi disa shtëpi dhe kishte vënë në shënjestër dy ndërtesa të Ushtrisë për Lirinë e Sirisë.

XS
SM
MD
LG