Lidhje

Rusia, Irani kritika ndaj Sekretarit të OKB-së


Rusia dhe Irani kritikuan vendimin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki për ta lënë Iranin jashtë bisedimeve të paqes për Sirinë, që fillojnë nesër.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, tha se vendimi i minutës së fundit i zotit Ban për të mos lejuar Iranain, është i gabuar, por jo ndonjë katastrofë.

Dje zoti Ban tha se Irani nuk është i mirëpritur të marrë pjesë krahas me përfaqësuesit e 30 vendeve në bisedimet që do të mbahen në Zvicër. Ministri i jashtëm rus theksoi sot qëndrimin e Rusisë se prania e Iranit në bisedime ishte e nevojshme për suksesin e tyre.

Ministria e Jashtme e Iranit e krikoi ashpër ndryshimin e vendimit nga zoti Ban, duke thënë se shefi i OKB-së e ka bërë këtë nën një presion të madh.Pritjet nga konferenca e paqes për Sirinë janë të pakta. Konferenca e paqes fillon mes njoftimeve se qeveria e presidentit sirian Bashar al Assad ka torturuar dhe vrarë rreth 11 mijë persona të ndaluar.

Një ekip prokurorësh ndërkombëtarë për krime lufte dhe ekspertë të mjekësisë ligjore thanë se raporti i tyre bazohet në mijëra fotografi të nxjerra kontrabandë nga Siria nga një fotograf i policisë, që kishte si detyrë mes të tjerash, të dokumentonte vdekjet në burgjet e regjimit të zotit Assad. Një nga ish-prokurorët e krimeve të luftës që e nënshkroi raportin i krahasoi pamjet nga Siria me vrasjet masive të kampet naziste.
XS
SM
MD
LG