Lidhje

Në Gjenevë mbahen bisedime për Sirinë


I dërguari ndërkombëtar Lakhdar Brahimi ka nisur bisedimet në Gjenevë me zyrtarë të lartë amerikanë e rusë për krizën siriane

I dërguari ndërkombëtar Lakhdar Brahimi ka nisur bisedimet sot në Gjenevë me zyrtarë të lartë amerikanë e rusë për krizën siriane, vetëm pak orë mbasi rebelët njoftuan SE kanë marrë nën kontroll bazën kryesore ajrore të vendit.

I dërguari i posaçëm i Lidhjes Arabe dhe Kombeve të Bashkuara zhvillon takime me zëvendës ministrin e jashtëm rus Mikhail Bogdanov dhe zëvendës sekretarin amerikan të shtetit William Burns në Kombeve të Bashkuara për Europën në Zvicër. Askush nuk ka bërë komente përpara takimit me dyer të mbyllura.

Sot, grupi sirian i të drejtave të njeriut tha se rebelët kanë marrë kontrollin e plotë të bazës ajrore Taftanaz në veri të vendit mbas disa ditë luftimesh. Njoftimi nuk mund të verifikohet nga burime të pavarura, pasi Siria nuk lejon praninë e gazetarëve të huaj.

Një zëdhënës i këtij grupi tha se kjo është baza më e madhe ajrore që është marrë nga rebelët gjatë konfliktit 22 mujor në Siri.

XS
SM
MD
LG