Lidhje

Siria konfirmon pjesëmarrjen në bisedime


Grupi i parë i civilëve të bllokuar u evakua sot nga zonat e qytetit të Homsit të kontrolluara nga rebelët, pasi qeveria ka konfirmuar se do të marrë pjesë në një raund të dytë bisedimesh paqeje në Gjenevë.

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se 83 persona, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, u shoqëruan nga Homsi sot nga anëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara dhe të organizatës Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane. Më pas ata u dërguan në vende të zgjedhura nga vetë ata.

Kombet e Bashkuara thanë se kishte vetëm njoftime të izoluara për shkëmbime zjarri gjatë ditës, dhe guvernatori i Homsit Talal al-Barazi tha se operacioni për të dërguar ndihmë humanitare në qytet dhe për të nxjerrë civilët jashtë kishte shkuar mbarë deri tani.
XS
SM
MD
LG