Lidhje

Bisedimet për të ardhmen e Sirisë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry thotë se ka shpresë se javën e ardhshme do të mbahen bisedime për t’i dhënë fund luftës në Siri.

Duke folur pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon në Paris, zoti Kerry tha se bisedimet, të parashikuara për më 18 dhjetor në Nju Jork, do të varen nga ngjarjet e javës së ardhshme, përfshirë një konferencë të opozitës siriane, të drejtuar nga Arabia Saudite, e cila po luan rolin kryesor për të bashkuar grupet siriane që janë si kundër presidentit Bashar al-Assad dhe eksremistëve të Shtetit Islamik.

Muajin e kaluar, në bisedimet e Sirisë në Vienë, përfaqësues të fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Iranin dhe Kombet e Bashkuara paraqitën një plan për një tranzicion politik, që parashikon sjelljen e qeverisë siriane dhe grupeve të opozitës në bisedime të ndërmjetësuara nga OKB-ja deri më 1 janar.

XS
SM
MD
LG