Lidhje

Presidenti sirian Assad paralajmërime Turqisë


Presidenti sirian Bashar al-Assad po paralajmëron Turqinë fqinje se do të paguajë shtrenjtë për mbështetjen e atyre që i cilësoi terroristë në vendin e tij.

Lidhjet dikur të ngushta mes Turqisë dhe Sirisë, janë dëmtuar pas mbështetjes së rebelëve nga Ankaraja në luftimet për të rrëzuar qeverinë e zotit Assad.

Në një intervistë sot për një televizion turk, zoti Assad akuzoi kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan se po lejon ektremistë nga mbi 80 vende të botës të kalojnë kufirin e Turqisë. Ai tha se kjo ka rezultuar në vdekjen e “dhjetra mijëra” sirianëve.

Komentet vijnë pasi parlamenti turk zgjati autorizimin për dërgimin e trupave në Siri në se është e nevojshme. Ky mandate u miratua fillimisht vitin e kaluar pasi një mortajë siriane goditi Turqinë dhe shkaktoi vrasjen e pesë qytetarëve turq.

Qeveria e Presidentit Assad po lufton forcat rebele të fraksionuara që analistët thonë se po infiltrojnë gjithnjë e më shumë ekstremistë muslimanë. Muajin e kaluar, luftëtarë të lidhur me al-Kaidën u kapën në qytetin Azaz, vetëm pesë kilometra nga kufiri me Turqinë.
XS
SM
MD
LG