Lidhje

Sirianët lënë Aleppon dhe shkojnë në Turqi


Dhjetra mijëra sirianë po lënë shtëpitë e tyre në Aleppo për të gjetur strehim në Turqi.

Ata po largohen, ndërsa Rusia intensifikon goditjet ajrore në Sirinë veriore kundër grupeve kryengritëse që po përpiqen të përmbysin presidentin Bashar al-Assad.

Turqia thotë se mijëra sirianë të tjerë janë nisur drejt kufirit të saj dhe se që kur filloi lufta civile në Siri para afro pesë vjetësh, ka pranuar mbi 2.5 milionë sirianë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se goditjet ajrore në Siri po minojnë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje joushtarake të konfliktit.

XS
SM
MD
LG