Lidhje

Bisedimet e paqes mbi Sirinë


Kombet e Bashkuara kanë filluar t’i ftojnë pjesëmarrësit në bisedimet e paqes mbi Sirinë që do të mbahen këtë muaj në Gjenevë, por ende nuk kanë vendosur nëse do të ftojnë Iranin.

Një zëdhënës i OKB-së tha dje se Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon është në favor të pjesëmarrjes së Iranit në bisedime.

Por kjo varet nga organizatorët e bisedimeve, Shtetet e Bashkuara dhe Rusisë, të vendosin se kush do të jetë i pranishëm në bisedime.
Moska dëshiron pjesëmarrjen e Iranit, ndërsa Uashingtoni ka vendosur kushte për pjesëmarrjen e Teheranit në bisedimet e paqes mbi Sirinë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf thotë se Irani duhet të mbështesë një qeveri kalimtare në Siri, e cila ka të ngjarë të mospërfshijë Bashar al-Asadin. Zëdhënësja Harf gjithashtu thotë se Irani duhet t'i bëjë thirrje qeverisë siriane të ndalojë sulmet ndaj civilëve.

Sekretari i Shtetit John Kerry tha të dielën se Irani ende mund të marrë pjesë në Gjenevë në diskutimet anësore. Irani ka thënë se nuk do të pranojë asnjë propozim që nuk respekton dinjitetin e tij.
XS
SM
MD
LG