Lidhje

Hetuesit e OKB-së pezullojnë inspektimet


Hetuesit e Kombeve të Bashkuara i kanë pezulluar për një ditë vizitat tek vendet ku mendohet se ka patur sulme kimike në lagjet periferike të Damaskut, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Në një deklarataë të OKB-së thuhet se ekipi kishte planifikuar të inspektonte një nga lagjet nën kontrollin e forcave rebele, pasi vizitoi dje një tjetër distrikt të dyshuar, Madamieh.

Gjatë vizitës së djeshme një makinë e OKB-së u qëllua me pushkë me snajper. Kombet e Bashskuara thanë se vlerësimi që ju bë sulmit me snajper përcaktoi se ekipi i hetuesve duhet të presë deri nesër, para se të kryejë një tjetër inspektim, me qëllim që të përmirësohet gjendja e gatishmërisë dhe sigurisë.

Zonat ku dyshohen te jene kryer sulme kimike ne Damask

Zonat ku dyshohen te jene kryer sulme kimike ne Damask

Trego komentet

XS
SM
MD
LG