Lidhje

Siri: Rrëzohet një helikopter ushtarak


Një helikopter ushtarak sirian u rrëzua në kryeqytetin Damask, ndërsa ka patur njoftime për luftime të ashpëra mes forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse në rajon.

Televizioni shtetëror sirian njoftoi sot se në Damask është rrëzuar një helikopter, por nuk dha hollësi të mëtejshme. Sipas disa njoftimeve avioni u godit nga forcat rebele, shpërtheu në flakë dhe u rrëzua në tokë.

Video amatore që jeni duke parë, tregon një avion të përfshirë nga flakët, duke rënë drejt Tokës dhe duke lënë prapa një shtëllungë tymi. Një zëdhënës i forcave rebele i tha agjencisë franceze të lajmeve se helikopterin e kishin rrëzuar si hakmarrje për “Masakrën e Darajas”.

Aktivistët fajësojnë qeverinë për vrasjen e qindra njerëzve gjatë ditëve të fundit në Daraja, në periferi të Damaskut. Qeveria thotë se e kreu sulmin për të shtypur kryengritësit.
XS
SM
MD
LG