Lidhje

Rusia kundër ndërhyrjes nga jashtë për Sirinë


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se zgjidhja për krizën në Siri duhet të vijë nga vetë populli sirian dhe se Rusia nuk do të mbështesë një ndërhyrje nga jashtë për gjendjen në Siri.
Zoti Lavrov i bëri këto komente sot, në prag të takimit të së shtunës në Gjenevë, ku fuqitë botërore do të diskutojnë lidhur me planin e paqes të të dërguarit ndërkombëtar Kofi Annan.

Ministri i Jashtëm rus Lavrov po ashtu është në plan të zhvillojë nesër bisedime me Sekretaren Klinton në Shën Peterburg. Zoti Lavrov tha se është gabim që në takimin e Gjenevës nuk është ftuar aleatja e Sirisë, Irani, duke e cilësuar Teheranin si një lojtar me ndikim për situatën në Siri.

Në takim po ashtu nuk është ftuar Arabia Saudite, një mbështetës i kundërshtarëve të presidentit sirian Bashar al Assad.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG