Lidhje

Clapper: Siria është një "katastrofë apokaliptike"


Shefi i shërbimit amerikan të zbulimit, James Clapper e përshkruajti situatën në Siri si një "katastrofë apokaliptike" dhe thotë se fotografitë e viktimave të torturës ka shumë të ngjarë të jenë vërteta.

Zoti Clapper tha dje para një komisioni të senatit amerikan se lufta në Siri ka vrarë më shumë se 134 mijë njerëz dhe ka krijuar rreth 10 milionë refugjatë.

James Clapper tha se ai nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se fotografitë e kontrabanduara të policisë me të burgosur të torturuar sirianë janë reale. Ai i quajti ato "të tmerrshme" dhe tha se është e vështirë të imagjinohet se ato mund të jenë të fabrikuara.

Zoti Clapper u tha senatorëve se prtishmëritë e shërbimit amerikan të zbulimit për bisedimet e tanishme të paqes në Gjenevë janë "mjaft modeste."

I dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Lakhdar Brahimi tha dje se bisedimet janë të mundimshme dhe me pak përparim.
XS
SM
MD
LG