Lidhje

Franca kërkon hetimin e krimeve të luftës në Siri


Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dje panë fotografi të realizuara në Siri që tregojnë dëshmi të torturës brutale, duke përfshirë nxjerrjen e syve, mbytjen dhe urinë afatgjatë të kryera nga qeveria siriane.

Takimi jo-formal i Këshillit të Sigurimit të OKB-së u organizua nga Franca për t’i dhënë organit 15 anëtarësh një shans për të parë disa nga 55 mijë fotografitë e realizuara nga një ish pjesëtar i policisë ushtarake siriane.

Ambasadori i Francës në OKB, Gerard Araud, tha se ishte e rëndësishme që Këshilli i Sigurimit të shihte imazhet, ndërkohë që qeveria e tij po përgatit një rezolutë që do të referonte konfliktin sirian në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për padi të mundshme për krime lufte. Ambasadori Araud tha se Këshilli u përfshi nga "heshtja", pasi filluan të shfaqeshin imazhet siriane.

Rreth 60 vende kanë kërkuar që situata në siri t'i referohet gjykatës në Hagë. Por varet nga një shumicë e Këshillit të Sigurimit për të vendosur mbi këtë çështje.

Një ekip i ekspertëve ligjorë dhe mjekësorë ka studiuar 55 miijë imazhet e kontrabanduar jashtë Sirisë nga fotografi ish- ushtarak, i identifikuar me pseudonimin "Cezari".

Ndërsa fotot duket se ofrojnë dëshmi të krimeve të luftës të kryera nga qeveria siriane, zyrtarët thonë se krime të njejta janë kryer edhe nga forcat opozitare, edhe pse veprimet e tyre nuk janë të dokumentuara nga "Cezari".
XS
SM
MD
LG