Lidhje

Përleshje të reja në Aleppo


Beteja është intesifikuar përpara vizitës së të dërguarit të ri të paqes në Siri.

Trupat siriane dhe rebelët janë përleshur në qytetin e Aleppos, pranë aeroportit të qytetit i cili mbahet nga forcat qeveritare, ndërsa beteja është intesifikuar përpara vizitës së të dërguarit të ri të paqes në Siri.

Qendra Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut në Britani dhe grupe të tjera aktivistësh thanë se luftimet e ashpra shpërthyen sot në zonën e Nayrabit, rreth 5 kilometra larg aeroportit ndërkombëtar të Aleppos.

Përpjekjet diplomatike për ndalimin e gjakderdhjes në Siri deri tani kanë dështuar, por i dërguari i ri i Lidhejs Arabe Lakhdar Brahimi, ka në plan që të shkojë këtë javë në Siri në përpjekje për të ringjallur shpresat për paqe.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki moon tha se zoti Brahimi do të bisedojë me presidentin Bashar al Assad gjatë vizitës së tij të parë në Siri.
XS
SM
MD
LG