Lidhje

Afro 100 të vrarë nga sulmet ajrore siriane


Aktivistët thonë se numri i të vdekurve nga sulmet ajrore siriane në Raqqa, qyteti kryesor i grupit Shteti islamik, ka arritur në të paktën 95.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, tha sot se sulmet e së martës në një zonë industriale dhe një treg pranë muzeut të qytetit veç të vrarëve kanë plagosur edhe të paktën 120 njerëz.

Observatori sirian, i cili ka dokumentuar viktimat gjatë gjithë luftës civile katërvjeçare të Sirisë, tha se mes të vrarëve janë edhe të paktën 52 civilë. Ai nuk saktësoi se sa viktima ka patur mes militantëve.

XS
SM
MD
LG