Lidhje

Al-Assad ofron amnisti për të burgosurit


Presidenti sirian Bashar al-Assad ofroi një amnisti të përgjithshme për të burgosurit në vend, më pak se një javë pas rizgjedhjes së tij.

Amnistia heq dënimet me vdekje për disa të burgosur, ul dënimin me burg për shumë vepra penale dhe lejon lirimin e të burgosurve të sëmurë dhe të moshuar. Nuk është e qartë se çfarë ndikimi amnistia do të ketë për ata që janë në burg për veprimtari që lidhen me kryengritjen, e cila filloi në vitin 2011.

Dekreti presidencial thotë se të huajt që kanë hyrë në vend për t'u bashkuar me "grupet terroriste" do të përfitojnë nga amnistia në qoftë se u dorëzohen autoriteteve brenda një muaji. Në dekret thuhet se edhe dezertorët e ushtrisë do të përfitojnë nga kjo amnisti.

Presidenti Assad ka shpallur disa dekrete të amnistisë që nga fillimi i protestave kundër pushtetit të tij më shumë se tre vjet më parë. Kundërshtarët thonë se dekretet e tilla të mëparshme nuk janë zbatuar plotësisht.
XS
SM
MD
LG