Lidhje

Refugjatë sirianë në kufirin shqiptaro-grek


Disa dhjetëra refugjatë sirianë u bllokuan sot në kufirin shqiptaro- grek , mes të cilëve edhe gra dhe fëmijë. Policia shqiptare tha se refugjatët hynë nga Greqia përmes brezit kufitar në mënyrë të paligjshme dhe u bllokuan në një zonë fare afër Kakavijës.

Policia zbuloi në grupin e refugjatëve edhe nëntë gra dhe shtatë fëmijë. Pala shqiptare nisi bisedimet me palën greke për kthimin e refugjatëve drejt kufirit grek.

Ditëve të fundit janë rritur rastet e bllokimit të refugjatëve sirianë në kufirin shqiptar.Shumë prej tyre pasi hyjnë nga Greqia drejtohen në veri të Shqipërisë për të kaluar drejt Malit të Zi dhe për të depërtuar më pas drejt vendeve europiane.

Refugjatët thonë se në të shumtën e rasteve nuk pengohen nga policia greke në territorin e këtij vendi për të udhëtuar drejt kufirit shqiptar. Shqiperia ofron ende pak mbeshtetje me asistence ushqimore dhe mjekesore per grupet e refugjateve te paligjshem per shkak te veshtiresive ekonomike qe kane Qendrat e Pritjes, te ngritura kryesisht prane pikave kufitare .

Trego komentet

XS
SM
MD
LG