Lidhje

Syriza dështon të marrë mbështetje për koalicion


Kreu i partisë së ekstremit të majtë Alexis Tsipras braktisi përpjekjet për të formuar një qeveri të re pasi zgjedhjeve parlamentare të së dielës përfunduan në bllokim.

Tsipras tha dje se ai nuk mund të marrë mbështetjen e mjaftueshme në parlament për të realizuar atë që e quajti ëndrrën e tij për një qeveri të krahut të majtë.

Tsipras u bëri thirrje konservatorëve dhe socialistëve të hiqnin dorë nga mbështetja për shkurtime të thella të shpenzimeve të kërkuara si kusht për paketën e shpëtimit nga Bashkimi Evropian.

Mandati tani i kalon partisë socialiste PASOK. Nëse edhe përpjekjet e kësaj partie dështojnë, presidenti Karolos Papoulias do të thërrasë të gjithë udhëheqësit në një përpjekjet të fundit për të krijuar një koalicion. Në se edhe kjo nuk arrihet, Greqia do të duhet të mbajë zgjedhje të reja në fillim të qershorit.

XS
SM
MD
LG