Lidhje

Të dielën zgjedhjet në Maqedoni

  • Isak Ramadani

Të dielën në Maqedoni mbahen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare dhe balotazhi i presidencialeve. Sonte pjesëmarrësit në zgjedhje u japin fund mitingjeve, ndërsa në mesnatë hyn në fuqi heshtja parazgjedhore.

Fushata është zhvilluar me një retorikë mjaft të ashpër, si tek blloku politik maqedonas edhe te ai shqiptar.

Në një deklaratë të përbashkët, Ambasada Amerikane në Shkup dhe Zyra e Bashkimit Evropian u bëjnë thirrje drejtuesve politikë që të sigurojnë një mjedis, ku të gjithë qytetarët do të mund të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të papenguar dhe të lirë.
XS
SM
MD
LG