Lidhje

Sen. Paul: Do të bllokoj ligjin e përgjimeve


Këtu në Shtetet e Bashkuara ka dalë përsëri në sipërfaqe debati mbi programin qeveritar të përgjimeve. Një senator me peshë është shprehur se do të ndërhyjë për të lejuar skadimin e ligjit që autorizon mbledhjen e tabulateve telefonike të amerikanëve.

Senatori Rand Paul, kandidat për zgjedhjet presidenciale të 2016, thotë se do të përdorë autoritetin legjislativ për të penguar një proces të përshpejtuar debati që do të sillte ri-autorizimin e ligjit.

Presidenti Obama i ka bërë thirrje Senatit ta ri-autorizojë ligjin që skadon sonte në mesnatë. Presidenti thotë se varianti i ligjit i miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve ndalon grumbullimin në masë të tabulateve, por i jep mundësi Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të kontrollojë tabulatet e individëve të caktuar të përftuara nga kompanitë telefonike.

XS
SM
MD
LG