Lidhje

Tadiç kërkon ndjesë për viktimat e masakrës së Vukovarit

  • Zëri Amerikës

Tadiç kërkon ndjesë për viktimat e masakrës së Vukovarit

Tadiç kërkon ndjesë për viktimat e masakrës së Vukovarit

Presidenti serb Boris Tadiç kërkoi ndjesë për viktimat e masakrës së Vukovarit në vitin 1991, gjatë një vizite që bëri sot në këtë qytet të Kroacisë lindore. Zoti Tadiç foli sot në një përmendore pranë Vukovarit të ngritur për nder të rreth 200 kroatëve që u ekzekutuan dhe u hodhën në një varr masiv 19 vjet më parë.

Zoti Tadiç është udhëheqësi i parë i Serbisë i cili viziton Vukovarin që nga mbarimi i luftës, kur bombardimet e pandërprera serbe e shkatërruan qytetin, duke lënë dhjetra kroatë të vrarë dhe duke shkaktuar largimin e të tjerëve.

I shoqëruar nga presidenti kroat Ivo Josipoviç, presidenti serb vendosi një kurorë në Ovçara, pranë varrit masiv që simbolizon brutalitetin e forcave serbe gjatë luftës së vitit 1991. Ai tha se dëshironte të përulej para viktimave në shenjë ndjese.

“Kam ardhur këtu të përulem para viktimave për të shprehur respekt për ta dhe për të shkëmbyer fjalë ndjese, për të shprehur keqardhjen tonë, për të krijuar mundësinë që serbët dhe kroatët, Serbia dhe Kroacia të hapin një faqe të re në histori,” tha zoti Tadiç.

Ai është udhëheqësi i parë serb që viziton përmendoren, e cila shënon njërën nga masakrat më të përgjakshme në konfliktet ballkanike të viteve 90.

Megjithëse marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmirësuar mjaft, vizita ishte një hap simbolik pajtimi pas shumë vite akuzash të ndërsjella lidhur me krimet e luftës.

Disa në Kroaci ishin shprehur kundër vizitës së zotit Tadiç, duke thënë se ai duhet të kishte pranuar së pari se Serbia ishte agresore në atë luftë.

Disa nga nënat e të vrarëve në Vukovar erdhën në Ovçara dhe i ktheyn kurrizin zotit Tadiç kur ai ishte duke folur.

XS
SM
MD
LG