Lidhje

Tadiç: Përpjekja e Kosovës për kontroll në dy pikat kufitare mund të ngjallë konflikt

  • Zëri Amerikës

Tadiç: Përpjekja e Kosovës për kontroll në dy pikat kufitare mund të ngjallë konflikt

Tadiç: Përpjekja e Kosovës për kontroll në dy pikat kufitare mund të ngjallë konflikt

Presidenti serb Boris Tadiç ka paralajmëruar se përpjekjet e Kosovës për të marrë nën kontroll dy pikëkalime kufitare në veri të vendit mund të rizgjojnë konfliktin në rajon.

Autoritetet në Prishtinë njoftuan plane për të dërguar personel doganor në këto pikëkalime. Por zoti Tadiç tha se Serbia, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, do të bëjë ç’është e mundur për të mos lejuar marrjen e këtyre pikëkalimeve nga Prishtina.

Zoti Tadiç i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalë këtë përçapje të autoriteteve të Kosovës, duke thënë se mosmarrëveshjet duhet të ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian. Por kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi këmbëngul se Kosova duhet të vendosë nën kontroll vijën e saj kufitare në veri.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje ekonomike në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE në fillim të muajit në Bruksel. Marrëveshjet parashikojnë që Serbia të njohë vulat doganore të Kosovës, një masë drejt lehtësimit të shkëmbimeve tregtare që mund të hapë rrugën për heqjen e embargos në mënyrë të ndërsjelltë.

XS
SM
MD
LG