Lidhje

Tahiri: Marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, hapa pozitivë

  • Laura Konda

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ndodhet këto ditë në SHBA ku fillimisht me ftesën e organizatës “UN-Women”, mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të OKB-së, për fuqizimin e grave në vendimmarrje dhe tani po qëndron në Uashington për t'u takuar me zyrtarë amerikanë.

Zonja Tahiri ishte e ftuar në studion e “Ditarit”. Ajo u shpreh me optimizëm për zhvillimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, por shtoi se sfidë mbetet zbatimi i marrëveshjes mes të dy vendeve në praktikë.

Zonja Tahiri foli edhe se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, që i cilësoi si një arritje të shtetit të Kosovës, pavarësht nga disa incidente, që po detyrojnë përsëritjen e tyre në veriun e Mitrovicës më 17 nëntor.

XS
SM
MD
LG