Lidhje

Protesta të opozitës në Tailandë


Mbi një mijë protestues të opozitës kanë hyrë me forca në shtabin e ushtrisë në kryeqytetin Bangkok të Tailandës, përshkallëzimi i fundit i demonstratave që kërkojnë rrëzimin e Kryeministres, Yingluck Shinawatra.


Zyrtarët e ushtrisë thonë se protestuesit hynë me forcë sot në kompleksin ushtarak duke kërkuar bashkëpunimin e ushtrisë për përmbysjen e qeverisë.


Protestuesit e opozitës kanë zgjeruar demonstratat e tyre në gjithë kryeqytetin, duke u zotuar se do të marrin nën kontroll çdo ministri derisa të japë dorëheqen kryeministrja e cila mori lehtësisht një votëbesim në parlament dje. Thirrja për votëbesim ishte bërë pas akuzave për korrupsion.

XS
SM
MD
LG