Lidhje

Takim historik mes Kinës dhe Taivanit


Udhëheqësit e Kinës dhe Taivanit i dhanë sot dorën njëri-tjetrit, për herë të parë që nga viti 1949, një ngjarje historike për të dy palët. Presidenti tajvanez Ma Ying-jeou dhe ai kinez Xi Jinping pozuan para kamerave të gazetarëve në fillim të një takimi në Singapor.

"Asnjë forcë nuk mund të na ndajë, ne jemi një familje e vetme”, tha udhëheqësi kinez.

Ndërsa presidenti tajvanez tha: "Edhe pse ky është takimi ynë i parë, na duket se jemi miq të vjetër”, duke shtuar se “Të dyja palët duhet të respektojnë vlerat dhe mënyrën e jetesës së njëri tjetrit.” Ai tha se është i vendosur për të nxitur paqen në ngushticën e Tajvanit.

Authoritetet në Kinë kanë parashikuar se takimi i Singaporit do të jetë “një monent historik” në zhvillimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Kina pretendon se Tajvani, një vend demokratik, është pjesë e territorit të saj dhe dëshiron bashkimin mes tyre. Por shumica e tajvanezëve nuk e dëshirojnë bashkimin me Kinën.

Në kryeqytetin e vendit, Taipei, protestues të zemëruar u përpoqën të hyjnë me forcë në Parlament, për të kundërshtuar takimin.

XS
SM
MD
LG