Lidhje

Taivan: Vazhdon kërkimi për të mbijetuar


Mijëra punonjës shpëtimi në Taivan, kërkuan nëpër rrënoja sot për të mbijetuar nga një tërmet i fuqishëm që shkatërroi qytetin e Tainanit në bregun jugperëndimor të ishullit.

Autoritetet thonë se tërmeti i mëngjesit të djeshëm shkaktoi vdekjen e të paktën 24 vetëve dhe plagosjen e mbi 500 të tjerëvre në Tainan, një qytet me 2 milionë banorë. Pjesa më e madhe e viktimave ishte në një pallat me 17 kate me apartamente, që u shkatërrua plotësisht. Zyrtarët thonë se do të hetojnë nëse kishte shkelje të kodit të ndërtimit.

Të paktën 250 persona besohet se ishin brenda apartamenteve kur ndodhi tërmeti dhe autoritetet thanë sot në mëngjes se mbi 120 prej atyre banorëve mendohet se janë ende të bllokuar në rrënoja.

XS
SM
MD
LG