Lidhje

Zhduken politikanët tajlandezë


Ish-kryeministrja tajlandeze Yingluck Shinawatra dhe dhjetëra figura politike janë zhdukur që kur mbërritën për takime me udhëheqësit ushtarakë që morën pushtetin me anë të një grushti shteti këtë javë. Sipas njoftimeve, ish-kryeministrja është ndaluar.

Me thirrje të ushtrisë, zonja Yingluck dhe të tjerët mbërritën sot në një objekt ushtarak në Bangkok.

Kryeministri i përkohshëm Niwattumrong Boosongpaisan, ishte mes zyrtarëve të tjerë të thirrur nga ushtria. Deri në momentin kur ndodhi grushti i shtetit, ai kishte drejtuar vendin si kryeministër në detyrë, pasi një gjykatë urdhëroi largimin nga detyra të zonjës Yingluck.

Agjencia Reuters, duke cituar një oficer ushtarak tajlandez, njofton se zonja Yinglick po mbahet e ndaluar “për një peridhë deri njëjavore”.

Grushti i shtetit të enjten ishte pa gjakderdhje, megjithëse udhëheqësiat ushtarakë vendosën edhe një ndalim qarkullimi për orët e natës dhe pezulluan kushtetutën. Gjenerali Prayuth Chan-Ocha tha se lëvizja kishte si synim rivendosjen e rendit dhe nxitjen e reformave politike.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore, kanë thënë se grushti i shtetit ishte i panevojshëm.
XS
SM
MD
LG