Lidhje

Tajlandë: Gjykata e apelit vendos që trafikanti rus i armëve të ektradohet në ShBA


Një gjykatë apeli në Tajlandë vendosi që trafikanti rus i armëve Viktor Bout të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara.

Gjykata e dha vendimin sot duke rëzuar një vendim të një gjykate më të ulët që e refuzonte ekstradimin. Qeveria amerikane ka kërkuar ekstradimin e zotit Bout pas akuzave për trafikim ndërkombëtar armësh. Pas vendimit të sotëm, ai duhet të transferohet në Shtetet e Bashkuara brenda tre muajve.

I njohur me nofkën Tregtari i Vdekjes, Viktor Bout u arrestua në Tajlandë në vitin 2008 pasi ndaj tij u ngritën akuza në Shtetet e Bashkuara si rezultat i një operacioni të ndërmarrë nga agjentë amerikanë. Ata thanë se Viktor Bout ofroi të shiste armë të sofistikuara - përfshi raketa tokë ajër për rebelët e organizatës FARC në Kolumbi.

Rusia e kundërshtoi vendimin e gjykatës dhe premtoi të vazhdojë përpjekjet për kthimin e tij në vend. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov e quajti vendimin të paligjshëm dhe tha se ai ishte rezultat i presionit nga jashtë.

XS
SM
MD
LG