Lidhje

Maqedoni, Ahmeti takohet me amb. Hysa


Në Maqedoni, Kryetari i partisë së koalicionit qeveritar Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bisedoi me ambasadorin e Kosovës në Shkup Ylber Hysa për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve konkrete midis dy vendeve.

Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte nevoja për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime nga shtetasit e dy vendeve respektive. Në takim është folur edhe për vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe doganore dhe mundësinë e seancave të përbashkëta qeveritare.

Kosova përshëndeti angazhimin e Maqedonisë për ndërtimin e autostradës Shkup - Bllacë, në kufi me Kosovën, duke shpresuar, siç tha ambasadori Hysa, që punimet të fillojnë sa më parë. Në rrafshin ekonomik, Kosova përbën tregun më të madh për eksportin e mallrave të Maqedonisë dhe lidhja me një autostradë e dy vendeve do të shtonte edhe më tepër shkëmbimet tregtare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG