Lidhje

Takim tjetër Berisha - Rama për presidentin


Berisha rama meet
Berisha rama meet

Në Shqipëri takimi i parlajmëruar mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama për të diskutuar rreth zgjedhjes së presidentit të ri, pritet të zhvillohet sërish në mbrëmje rreth orës 19.00. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë dy partive kryesore. Në bisedime pritet të marrë pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta. Takimi i dytë mes figurave kryesore të politikës shqiptare vjen pas tërheqjes së kandidaturës së shumicës anëtarit të gjykatës kushtetutes Xhezair Zaganjori, dhe vetëm pak orë përpara zhvillimit të raundit të katërt të votimit, i njoftuar për të hënën në orën 10.

please wait

No media source currently available

0:00 0:02:13 0:00
Direct link

Një aktor i fortë në lojën për zgjedhjen e presidentit të Republikës, edhe dje ishte kryetari i Lëvizjes socialiste për Integrim Ilir Meta, që paralajmëroi takimin mes kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit socialist Edi Rama: "Theksoj rëndësinë edhe të një takimi tjetër të nivelit më të lartë, të z. Berisha dhe të z. Rama, një format që ata do ta gjykojnë të arsyeshëm dhe të pranueshëm”

Por zoti Meta majde pritet t’i bashkohet edhe vetë drejtuesve të dy forcave kryesore politike në bisedimet e mbrëmjes së sotme.

Gjatë fazës së parë për cështjen e presidentit zoti Meta ka qenë deri diku ndërmjetësi mes palëve. Pas këmbënguljes për kandidaturën e anëtarit të Gjykatës kushtetuese, socialistët nuk nguruan të shprehin një farë zhgënjimi ndaj tij. Megjithatë, tërheqja e zotit Zaganjori, solli një situatë të re dhe zoti Meta duket se ka qenë sërish përcaktues në rrjedhën që po marrin ngjarjet. Edhe sepse demokratët me katër deputetët e Lëvizjes socialiste për integrim mund ta zgjidhnin edhe vetë presidentin e ri duke qenë se raundi i katërt dhe i pesët kërkojnë vetëm shumicë të thjeshtë votash.

Por pas reagimeve të para deri diku nervoze të shumicës, e cila mbeti e befasuar nga tërheqja e zoti Zaganjori, duke qenë se e konsideronte thuajse te mbyllur kapitullin e presidentit të ri, dje qëndrimet ishin shumë më të moderuara. Së paku zoti Meta, ne deklarimet e tij i mëshoi disa herë idesë së konsensusit, gjë e cila i shkon për shtat opozitës, por duke e paralajmëruar atë se i duhet dhënë fund kapriciove, term me të cilin ai disa herë i është referuar në ditët e kaluar refuzimit të socialistëve ndaj kandidaturës së zotit Zaganjori.

Bisedimet që nisin sonte zhvillohen në një sfond të ndryshëm nga ato të së dielës së kaluar. Ndonëse nën kërcënimin e kohës së ngushtë në dispozicion, palët ulen me njëra tjetrën pa ngarkesat që kish patur më parë emri i paracaktuar nga shumica. Zoti Rama ritheksoi dje se opozita nuk kërkon asnjë ekskluzivitet në autorësinë e emrit të mundshëm që mund të prodhojë një proces dialogu, por kërkon vetëm mundësinë për të qenë bashkautorë dhe bashkëpërgjegjës për Presidentin apo Presidenten që do të zgjidhet bashkarisht.

XS
SM
MD
LG