Lidhje

Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

  • Zëri Amerikës

Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Një zyrtar i lartë i paqeruajtësve të Kombeve të Bashkaura u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të demonstrojnë angazhimin e tyre për një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes së tyre të kohëve të fundit lishur me kontrollin e dy pikave të kalimit kufitar.

Edmond Mulet, ndihmës sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për operacionet paqeruajtëse, tha se Këshilli i Sigurimit ka rastin të dërgojë “një mesazh të qartë se Prishtina dhe Beogradi duhet të “tregohen të përgjegjshme” për parandalimin e përsëritjes së dhunës në veri të Kosovës sot dhe në të ardhmen.

Zoti Mulet informoi Këshillin e Sigurimit dje rreth shtimit të tensioneve në veriun e Kosovës.

Kosova ka shpallur planet për të dërguar zyrtarë të doganave dhe forca të sigurimit sot për të marrë nën kontroll dy pikat problematike kufitare me Serbinë. Këto kalime kufitare kanë qënë nën kontrollin e NATOs që nga shpërthimi i dhunës mes serbëve dhe shqiptarëve në muajin korrik, gjatë të cilës një person mbeti i vrarë.

Mulet tha se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka patur kontakte intensive me të dy palët për të vendosur linjat e komunikimit dhe për të dekurajuar përdorimin e dhunës si nga Beogradi ashtu edhe nga Prishtina, por edhe nga udhëhqësit e serbëve në veri të Kosovës.

Serbia dhe Rusia i kishin kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndihmonin në parandalimin e përdorimit të forcës nga autoritetet shqiptare në veriun e Kosovës, të banuar kryesisht nga serbër që kundërshtojnë qeverinë e Prishtinës.

Në Beograd, Presidenti serb Boris Tadiç i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të parandalonte çdo përpjekje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës pa dialog dhe kompromis. Ai tha se veprimet e njëanëshme të Kosovës janë të rrezikshme për gjithë botën.

XS
SM
MD
LG