Lidhje

Takim i ministrave të rendit dhe të drejtësisë të vendeve të Ballkanit

  • Isak Ramadani

Takim i ministrave të rendit dhe të drejtësisë të vendeve të Ballkanit

Takim i ministrave të rendit dhe të drejtësisë të vendeve të Ballkanit

Ministrat e Rendit dhe të Drejtësisë të disa vendeve të Ballkanit në bashkëpunim me presidencën polake të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot në Ohër për të diskutuar lidhur me reformat në këto fusha.

Në kuadrin e takimit dyditor ministrat e Rendit të Kosovës dhe Maqedonisë, Bajram Rexhepi dhe Gordana Jankullovska nënshkruan një marrëveshje për hapjen e një qendre të komunikimit, që do të ndihmojë për menaxhimin dhe kontrollin e përbashkët policor të kufirit.

Në këtë forum po ashtu do të diskutohet mbi liberalizimin e regjimit të vizave, çështjet e emigracionit, menaxhimin e kufijve dhe thellimin e bashkëpunimit me policinë e Bashkimit Evropian, FRONTEKS, për luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe kundër korrupsionit.

Në takim merr pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daciç. Po ashtu, e pranishme është edhe Komisionerja e Bashkimit Evropian për çështjet e brendshme, Sesilia Malstrom dhe Drejtori i Europolit Robert Veinrajt. Ministrat e Drejtësisë nesër pritet të debatojnë mbi pavarësinë e gjyqësorit dhe prokurorisë.

XS
SM
MD
LG