Lidhje

Takim i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik në Turqi


Takim i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik në Turqi
Takim i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik në Turqi

Presidentit iranian Mahmoud Ahmadinexhad u tha pjesëmarrësve në takimin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik se ka mundësi të mëdha për bashkëpunim.

Zoti Ahmadinexhad i bëri komentet në Stamboll ndërsa dorëzoi presidencën e radhës tek Turqia.

Presidenti afgan Hamid Karzai, presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari dhe udhëheqësi irakian Jalal Talabani ishin mes pjesëmarrëve në takimin vjetor që përqëndrohet në mënyrat për të nxitur tregëtinë mes vendeve anëtare.

Agjencia e lajmeve Anatolia tha se presidenti turk Abdullah Gul u bëri thirrje vendeve anëtare për forcimin e lidhjeve tregëtare.

Dje, ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha se grupi kishte mbetur prapa në realizimin e objektivave ekonomike që shpreson të arrijë deri në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG