Lidhje

Dita e dytë e takimit Kerry-Abbas


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të zhvillojë sot bisedime për të dytën ditë me presidentin palestinez Mahmoud Abbas si pjesë e përpjekjeve për të hartuar kornizën e një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se zoti Kerry dhe zoti Abbas “kishin një diskutim të thellë rreth çështjeve thelbësore” pas një darke pune dje dhe ranë dakort që bisedimet të vazhdojnë.
Zyrtarët amerikanë thanë se bisedimet janë në një pikë të rëndësishme, para afatit të 29 prillit për arritjen e një marrëveshjeje mes zotit Abbas dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Deri tani të dyja palët kanë shënuar pak përparim në bisedimet që rifilluan në korrik të vitit të kaluar pas një ndërprerje tre vjeçare.
XS
SM
MD
LG