Lidhje

Takim Kerry-Zarif në Nju Jork


Sekretari i Shtetit John Kerry shënoi një moment historik dje, kur zhvilloi bisedime kokë më kokë mbi programin bërthamor me Ministrin e Jashtëm të Iranit Javad Zarif.

Takimi i tyre në Nju Jork përfaqëson bisedimet e nivelit më të lartë të zhvilluara mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre iranianë që nga Revolucioni Islamik i 1979, kur shtetas amerikanë u morën peng dhe lidhjet diplomatike u pezulluan.

Zoti Kerry shprehu kënaqësi për praninë e zotit Zarif në Nju Jork për takime me fuqi botërore, duke shtuar se Ministri i Jashtëm iranian kishte parashtruar disa mundësi për diskutim. Por më pas ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin sanksionet deri sa Irani të lejojë inspektime të verifikueshme dhe transparente për programin bërthamor.
XS
SM
MD
LG