Lidhje

Obama-Merkel, front i bashkuar kundër Rusisë


Presidenti Barack Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel paraqitën një front të bashkuar kundër Rusisë sot duke paralajmëruar për sanksione të mëtejshme nëse Rusia nuk merr hapat e nevojshme për një zgjidhje diplomatike për situatën e Ukrainës.

Dy udhëheqësit folën sot në Shtëpinë e Bardhë, vetëm pas ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vendosën një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë.

Presidenti Obama tha se nëse udhëheqja ruse vazhdon të destabilizojë Ukrainën Lindore, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të marrin me shpejtësi hapa të mëtejshme, përfshirë sanksione diplomatike dhe ekonomike.

Kancelarja Merkel theksoi se as Shtetet e Bashkuara dhe as Gjermania nuk e duan një gjë të tillë, por ajo tha se në një skenar të tillë, kjo do ishte e pashmangshme. Ajo tha se varet nga ruset se çfarë rruge do të ndiqet.

Deti tani sanksionet e imponuara nga aleatët perëndimorë nuk duket të kenë pasur ndikim tek qëndrimi i Presidentit Vladimir Putin për Rusinë.

Evropa po përpiqet të balancojë një qëndrim të prerë ndaj Rusisë lidhur me Ukrainën, pa dëmtuar interesat e saj ekonomike.

Me rëndimin e krizës në Ukrainë, zonja Merkel është ndoshta udhëheqësja evropiane që ka folur më shpesh me zotin Putin dhe për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara e shohin rolin e saj si kritik për të komunikuar me udhëheqësin rus.
XS
SM
MD
LG