Lidhje

Uashington, takim për strategjinë kundër ISIS-it


Ministra të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes nga më shumë se 30 vende po takohen në Uashington për të planifikuar hapat në vazhdim në luftën kundër Shtetit Islamik dhe për të vendosur se çfarë mund të bëjnë më shumë ndërsa vazhdojnë betejat për kontrollin e qyteteve kyçe në Irak dhe Siri.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Ash Carter do të takohet me homologët e tij për të diskutuar se si mund të përshpejtohet fushata kundër ISIS-it dhe të përfitohet nga rasti, sidomos në Irak. Takimi vjen pasi forcat irakiane të sigurimit, të ndihmuara nga koalicioni, po përgatiten për të rrethuar dhe më pas për të rimarrë kontrollin e qytetit Mosul.

Takimi i ministrave të mbrojtjes mbahet në bazën ushtarake Andrews afër Uashingtonit, dhe kjo do të jetë e katërta herë që Sekretari Carter ka kërkuar mbledhjen e koalicionit kundër-Shtetit Islamik.

Nesër, për herë të parë, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të organizojë një takim të përbashkët të ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme për koalicionin kundër ISISit. Ata pritet të bisedojnë rreth koordinimit të përpjekjeve politike dhe ushtarake, duke përfshirë financimin anti-terrorist, betejën kundër luftëtarëve të huaj, dhe stabilizimin e qyteteve që janë çliruar nga kontrolli i ISIS-it.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG