Lidhje

Takim për zgjidhjen e borxheve të Eurozonës


Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel për të zgjidhur krizën e borxheve

Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian janë mblidhur në Bruksel për të zgjidhur krizën e borxheve.

Pas zgjedhja e presidentit socialist në Francë, François Hollande dhe pas ngërçit politik në Greqi, ku votuesit i kundërshtuan partitë politike që mbështetën shkurtimet e mëdha të buxhetit, fokusi i BE-së është zhvendosur nga masat e ashpra eknomike, tek politikat që nxisin rritjen ekonomike.

Ndikimi i zotit Holande bie ndesh me kanceralen gjermane Angela Merkel, e cila ka qenë nxitësja e masave shtrënguese që nga fillimi i krizës së borxheve. Në prag të takimit, Parlamenti Evropian ra dakord për një program pilot, i cili do të përdorte rreth 300 milionë dollarë nga i ashtuquajturi fond rezervë i bonove të thesarit për financimin e projekteve me vlerën e rreth 5,8 miliardë dollarëve.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, thotë se asnjë ide nuk është tabu për takimin që mbahet sonte dhe se duhen shqyrtuar zgjidhje afatgjata. Mes ideve që pritet të diskutohen është ajo e të ashtuquajturave eurobonde, sipas së cilës, vendet më të pasura evropiane do të garantonin koston e huamarrjes nga vendet në vështirësi ekonomike.

Eurobondet nuk duhen konsideruar si pjesë e paketës së rritjes ekonomike
sipas një zyrtari gjerman...

Kancelarja Merkel ka qënë kundërshtare e ashpër e eurobondeve, një qëndrim që e mbështesin edhe Finlanda, Holanda dhe Austria. Gjermania, vendi me ekonominë më të mëdha të Eurozonës dhe vendet e tjera të pasura të Evropës veriore, janë kundër përdorimit të bondeve për të financuar borxhin e Eurozonës. Ata janë të shqetësuar se interesat e ulta që paguajnë tnai për huatë do të ngriheshin ndjeshëm, në se ata do të ishin përgjegjës për financimin e vendeve të zhytura në borxhe si Greqia, Italia, Spanja.

Një zyrtar i lartë gjerman u tha gazetarëve në Berlin se eurobondet “nuk duhen konsideruar si pjesë e paketës së rritjes ekonomike”.
XS
SM
MD
LG